Gazetari Kastriot Myftaraj i ftuar në "360 Gradë" në Ora News thotë se nuk beson tek arrestimet e të ashtuquajturve peshq të mëdhenj, por shtoi se u arrit të çohej në sallën e gjyqit një i tillë. Ai thotë mund të arrestohen dy ish-ministra të LSI-së.

Myftaraj: Ideja është që nuk besoj se do të ketë peshq të mëdhenj. E shumta që arritën të bëjnë është se tërhoqën një "peshk të madh" në sallën e gjyqit, si shikues, një ministër kur ishte drejtori i arrestuari.
Me sa duket ideja kjo është të arrestohen dy ministra të LSI-së. Ka pasur nja dhjetë LSI-ja ministra. Ideja është të krijohet një diversion politik midis PD-së dhe LSI-së, dmth në fazën e parë. Në fazën e dytë të godasin nga PD-ja më lart. Po t'u vësh re goditjet që janë bërë është goditur një njeri me lidhje shumë të forta me krerët e partisë ndërsa në PD nuk kishte shumë.




/Ora News.tv/