Institucioni më i madh i memories kombëtare do të sjellë përgjatë gjithë muajit nëntor për qytetarët  objekte dhe foto të periudhës së luftës antifashiste shqiptare. Për drejtorin e Muzeut Kombëtar rëndësi e madhe është njohja e të rinjve me historinë.

Holli kryesor në Muzeun Historik Kombëtar do të jetë i hapur për publikun për të vizituar ekspozitën me foto dhe objekte të Luftës Antifashiste në Shqipëri.

Drejtori i Muzeut, Dorian Koçi, në ceremoninë  e hapjes së ekspozitës shprehu rëndësinë e vizitorëve të rinj, në mënyrë që të njohin historinë edhe nëpërmjet këtyre objekteve.

Lidhur me foto e e heronjve kombëtar në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", Koçi shprehet kundër  komenteve negative për emrat e disa prej tyre.

"Mundi i të parëve tanë për çlirimin e atdheut nuk duhet të hidhet poshtë" shprehet ai.

Ekspozita do të jetë e hapur deri në datën 30 nëntor ku çdo qytetar mund të shohë nga afër armë, foto dhe objekte të tjera të periudhës së Luftës Antifashiste.

/Ora News.tv/