Mbretëresha Geraldinë s’do ta kishte imagjinuar kurrë se pas thuajse 100 vitesh, një tjetër grup njerëzish do të mblidheshin për ta thirrur edhe njëherë të fundit në emrin e saj të preferuar, "Trëndafili i Bardhë".

Bëhet fjalë për ekspozitën e hapur në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, ku si në një puzzle, arrijmë të perceptojmë transformimin e plotë të Geraldinë Apponyi, nga një fisnike naive e post- Perandorisë Austro-Hungareze, në një mbretëreshe ikonë të shqiptarëve.

Duke kaluar nga një foto në tjetrën, dallojmë gjurmën e pashlyeshme që kjo grua ka lënë pas në historinë moderne të Shqipërisë, duke emancipuar dhe ndryshuar njëherë e mire imazhin e Mbretërisë në sytë e botës.

Ekspozita është pjesë e Vitit të Kulturës Shqiptaro-Hungareze 2019 dhe do të qëndrojë e hapur në hollin e Muzeut Historik Kombëtar, deri më 15 Tetor.

/Ora News.tv/