Këngëtarët shqiptarë Anxhela Peristeri dhe Mateus Frroku kanë bashkëpunuar për të sjellë një projekt muzikor ritmik.

"Muza ime" titullohet dueti i tyre që përcjell energji pozitive tek të gjithë. Teksti i projektit është punuar nga Fifi & Anxhela Peristeri, i cili i dedikohet dashurisë për muzikën.

Ndërsa për muzikën është kujdesur Kledi Bahiti. Klipi muzikor i mbushur me të rinj është xhiruar në disa prej vendeve më të bukura të Tiranës.

Pritet që "Muza ime" të jetë suksesi i rradhës për artistët shqiptarë.

/Ora News.tv/