LDK-ja shkarkon Vjosa Osmani nga pozicionet drejtuese në parti
Këshilli Drejtues i Lidhjes Demokratike të Kosovës, përmes sistemit online ka votuar për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga strukturat drejtuese të partisë.
Këtë lajm e ka bërë të ditur deputeti Haxhi Avdyli, i cili ka akuzuar iniciuesit e këtij votimi për manipulim.
"Vendimi i skandaloz për kinse shkarkimin permes Email të Vjosa Osmanit nga organet drejtuese të LDK-së, i inicuar nga njerzit pa legjitimitet qytetar, paraqet vetem një manipulim interneti e asgje më shumë. Votimi i përmes email është një vendim mashtrues dhe frigacak si gjithmonë i disa njerzëve që skanë guxim qytetar të maten e thirren si pronarë të LDK-së . Këta se kanë problem edhe ti manipulojnë rezultatet. Egziston mundesia që rezultatet i ketij sondazhi Online mund te jenë manipuluar prandaj ska vlerë as juridike as obligativ për askënd. Ne dhe secili aktivistë i LDK-së do e konsiderojnë këtë vetëm si nje sondazh pavlerë derisa ky vendim të mos mirret konform rregullave demokratike".
Votimi erdhi pas letres qe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i dergoi Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, përmes të cilës kërkonte që Kryeparlamentarja Vjosa Osmani të lirohet nga posti i nënkryetares dhe i anëtares së Këshillit të Përgjithshëm dhe Avdullah Hoti të emërohet nënkryetar i LDK-së.
Kërkesa për lirimin e Osmanit nga detyrat në LDK, vjen pas qëndrimeve të kësaj të fundit kundër vendimeve të partisë që ndërlidhen me mocionin për rrëzimin e Kurtit dhe për krijimin e qeverisë me AAK-në, NISMAN-n dhe komunitetet.
