"Muslimanët duhet të zhduken", videoja në Facebook i kushtoi shtrenjtë djaloshit

"Muslimanët duhet të zhduken", videoja në Facebook i

Postimi i një video në Facebook mund t’i kushtojë shtrenjtë një studenti pasi mund të futet në burg.

Louis Duxbury, 22 vjeç postoi në vitin 2017 një video në rrjet duke deklaruar se të gjithë muslimanët duhet të zhduken nga toka.

Vetëm 2 vite më pas një student i universitetit York St John e pa postimin e tij dhe e kallëzoi në polici.

Duxbury doli përpara gjykatës javën e kaluar nën akuzën e racizmit dhe inicimit të urrejtjes fetare.

Juria tha se deklarata të tilla shkaktojnë shumë probleme në shoqërinë ndaj për momentin ai do të jetë nën kujdestarinë e policisë.

Por për djaloshin nuk është hera e parë që shfaq pikëpamje të tilla pasi në 2015, Duxbury u akuzua për shfaqjen e pikëpamjeve të djathtanë shkollë si dhe ofendimin ndaj fesë islame.

Gjatë seancës gjyqësore 22 vjeçari shprehet se videoja nuk është kundër fesë islame në tërësi por vetëm ndaj ekstremistëve dhe terroriste.

Ai deklaroi se po bënte prova për një fjalim publik që do të mbante. Duxbury do të dalë përpara gjykatës të premten e ardhshme.

EMISIONET