Stefano Sensi do të jetë mungesa e madhe e Interit, në ndeshjen e mbrëmjes së sotme kundër Borussia Dortmund.

Mesfushori zikaltër do të humbasë takimin e tretë të fazës së grupeve të Champions League për shkak të një komplikacioni muskulor. 24 vjeçari pritej që të ishte në fushë për takimin e fundjavës së shkuar në kampionat kundër Sassuolës, por sipas "Tuttosport" ka pësuar një tjetër dëmtim.

E për këtë, ai do të humbasë jo vetëm takimin e sotëm kundër verdhezinjve, por edhe duelet e Seria A ndaj Parmës dhe Brescia. Besohet se Sensi do të jetë i gatshëm për sfidën kundër Bolonjës, programuar për tu luajtur më 2 nëntor.

Sensi bëhet kështu futbollisti i tretë që mungon në radhët e Interit, pas Alexis Sanchez dhe Danilo D'Ambrosio.

/Ora News.tv/