I ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në RTV Ora, deputeti Myslim Murrizi u shpreh se marrëveshja e 17 majit mes Ramës dhe Bashës nuk është prishur.

Sipas Murrizit Teatri u shemb në mënyrë simbolike për t’i dërguar një kod njëri-tjetrit, për t’i shpëtuar sistemit zgjedhor.

Murrizi: Nuk është prishur 17 maji, se përndryshe do të respektohet neni 2 i kushtetutës, që shqiptarët të zgjidhnin. Fakti që kriza politike artificiale, i ka rrënjët te viti 2008 duke u bërë presidenti si kryeplak. 

Është në fuqi 17 maji i viti 2017, prandaj u shemb teatri në mënyrë simbolike, për t’i çuar kod njëri-tjetrit. Mund ta kishte prishur më 18, me 21 ose më herët. Biles e ke parasysh atë gallatën që thanë se unë nuk e kisha dezhurnin, nuk isha roje rrushi, qe gallatë ajo. 

Po thoja që të lajmërojmë këta të huajt që erdhën për tërmetin se nën gërmadhat e Teatrit duhet të kishte viktima, së paku 2 trupa. 

Teatri është prishur në marrëveshje të plotë mes të dyve, për t’i shpëtuar sistemit zgjedhor dhe të mos kemi një reformë reale zgjedhore. 

/Ora News.tv/