Murrizi: Do të bëjmë Lëvizjen Kundër Qenve
Gjatë një debati mes analistit Aleksandër Çipa dhe deputetit Myslim Murrizi, në Arena nga Dritan Hila, Çipa e ka pyetur Murrizin për emrin e partisë së re që do të formohet.
Murrizi: Do të jetë një lëvizje kundër qenve.
Çipa: Jo se është Lëvizja Socialiste për Integrim dhe mos keni ngatërresa të logove.
Murrizi: Ajo është Lëvizja Socialiste për Integrim, është LSI ajo.
Çipa: Po ju si do e keni, na thuaj.
Murrizi: Ne do e bëjmë Lëvizja Kundër Qenve.
Çipa: Jo jo se ngjan si parti ambientaliste pastaj,
Murrizi: Po s'ka lidhje, ka edhe në Gjermani parti të gjelbër.