Muriqi tregohet i sinqertë: Jam lodhur shumë, japim shpirtin në fushë për tifozët

Muriqi tregohet i sinqertë: Jam lodhur shumë, japim shpirtin në

Sulmuesi kryesor i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi ishte mjaft entuziasm pas takimit të fituar 2-1 përballë Republikës Çeke.

Autori i golit të parë, u shpreh i bindur se për këtë tifozeri do të japë shpirtin në fushë, teksa i bëri thirrje shokëve të ekipit që të presin me këmbë në tokë, Anglinë.

Jam lodhur shumë. Por pasi morën tri pikë, në këtë atmosferë, jam mirë. Faleminderit shtetit të Kosovës, atyre që ishin në stadium, por edhe ata nga shtëpia. Sot festojmë dhe nesër e harrojmë, pasi kemi ndeshje shumë të rëndësishme me Anglinë.

"Pasi pësuam gol morëm zemër. Barazimi i shpejtë na dha zemër dhe në zhveshtore thamë se mund të fitojmë. Më këtë publik fitohet. Nuk kam asnjë pikë energjie. E japim shpirtin në fushë për këta njerëz që ishin në stadium, por edhe në të gjithë vendin
”, ka thënë Muriqi për televizionet kosovare pas ndeshjes.

Pas katër takimeve në grupin A, Kosova mban vendin e parë me 8 pikë.

EMISIONET