Mungesë literature në universitete, studentët ngrenë shqetësimin për titujt e rinj

Mungesë literature në universitete, studentët ngrenë

Në përfundim të vitit akademik, studentët e fakultetit të Historisë dhe Filologjisë shprehin shqetësimin për mungesën e literaturës. Pavarësisht premtimeve të qeverisë për rritjen e numrit të librave që do i vihen në dispozicion studentëve, sërish ata hasin vështirësi në gjetjen e titujve të rinj.

Studentë: "Të them të drejtën, ndonjëherë edhe mungojnë".

"Nuk para mbaj mend që duhet ta huazonim, por tani po, kohët e fundit po."

"Duhet të kesh kartelë dhe të marrësh librat që dëshiron, ato që gjen sigurisht. Në të kundërt duhet ti blesh ose t'ia kërkosh dikujt tjetër."

Akademia e shkencave dhuroi 150 botime për studentët e fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, ndërsa drejtoresha e bibliotekës së Fakultetit tha se kjo nismë është e rëndësishme për rritjen e cilësisë së literaturës.

Teuta Sula: Në botimet që kalojnë në filtrat e redaksive apo dhe recensuesve, sigurisht që ka akoma për tu bërë dhe për tu pasuruar. Biblioteka është pasuruar vazhdimisht, por në formën e dhuratave.

Akademia e shkenacve premtoi se marrëveshjet do të vijojnë me të gjitha universitetet, për të dhuruar rreth 600 botime të akademikëve shqiptarë ndër vite. Gjatë protestave të studentëve kryeministri Edi Rama u premtoi atyre si pjesë e paketës për Universitetin shtimin e librave që ndihmojnë studentët në formimin e tyre akademik, por ku premtim mbetet ende i parealizuar.

EMISIONET