Mungesa e sinjalistikës burim aksidentesh në Berat

Mungesa e sinjalistikës burim aksidentesh në Berat

Mungesa e sinjalistikës vertikale dhe horizontale për lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve është një problematikë evidente në Bashkinë e madhe të Beratit.

Shpesh herë kjo ka shërbyer si burim aksidentesh deri në humbjen e jetës njerëzore.

Drejtorja e Transportit dhe Shërbimeve pranë bashkisë, Hajrie Mbrati pranon problematikën që shtrihet në të gjithë territorin e bashkisë së re pas reformës administrativo-territoriale

Hajrie Mbrati: “Për momentin nuk i mbulon sinjalistika rrugore gjithë Bashkinë në kuadrine  reformës territorial. Jemi duke hartuar një projekt me një studio ligjore për të mbuluar cep më cep Bashkinë e Beratit."

Por pavarësisht problematikave Shefi i Sigurisë Rrugore, Skënder Ismaili paralajmëroi drejtuesit e mjeteve se së shpejti në akset e këtij qyteti do të vendosen radarët kundër shkeljeve të rregullave të qarkullimit

Në kuadër të javës së Sigurisë Rrugore në Berat u zhvilluan disa aktivitete sensibilizuese.


EMISIONET