Mungesa e profesionalizmit, si shërbim pervers ndaj kryeministrit

Mungesa e profesionalizmit, si shërbim pervers ndaj kryeministrit

Si prej shumë ditësh pas tërmetit të 26 nëntorit, edhe sot prej mëngjesit e deri vonë në mbrëmje, ekranet e televizioneve informativë pa asnjë sens profesional dhe etik e madje në kundërshti të plotë me çdo parametër që normon marrëdhëniet e ekranit me shikuesit, kanë shërbyer dhunshëm për shikuesit e tyre, vizitat abuzive e në shpërdorim të kodit të nderimit e respektit për ata që nuk jetojnë më, të kryeministrit nëpër familjet e të ndjerëve.

Se çfarë bën kryeministri dhe se si e shpërdoron ai dhembjen e familjarëve që kanë humbur të dashurit e tyre në tërmetin e 26 nëntorit e jo vetëm prej tërmetit në fakt, është punë e tij.

Eshtë edhe çështje e ndjeshmërisë dhe e respektit njerëzor gjithashtu, por që më së pari janë të lidhura me edukatën dhe karakterin e njeriut, i cili nëse nuk i ka, natyrisht nuk ka as se si t’i shfaqë.

Por, pamja tjetër e shëmtisë na vjen si mungesë e profesionalizmit deri në servilizëm e shërbim pervers ndaj kryeministrit të disa televizioneve, që ndërsa përcjellin për shikuesit e tyre gjithë arsenalin e fyerjeve dhe përçmimit që vjell pa asnjë filtër goja e kryeministrit për ato që ai i quan kazan, ia dhurojnë ekranin ( e kazanit në këtë rast nëse do të përdorim përcaktin e kryeministrit), përmes transmetimeve të drejtpërdrejta me orë të tëra, çka është në thelb një demonstrim arrogant fyerjeje ndaj shikuesit, është shenjë mospërfilljeje dhe ndaj vetë qytetarëve.

Një produkt i prishur nuk duhet hedhur në treg. Po nëse hidhet, atëherë duhet zbatuar ligji kundër keqbërësve!

E në rastin konkret, keqbërës nuk është vetëm kryeministri!

EMISIONET