Mungesa e masave për koronavirusin, Bardh Spahia: Është kriminale kjo që bën Rama

Mungesa e masave për koronavirusin, Bardh Spahia: Është kriminale

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia reagoi në lidhje me deklaratat e Kryeministrit Edi Rama se janë marrë masat për të përballuar koronavirusin. Spahia publikon një audiopërgjim të drejtoreshës së Qendrës Shëndetësore nr.8 në Tiranë, e cila pohon para stafit mjekësor se nuk ka pajisje mbrojtëse ndaj koronavirusi. Spahia e quan këtë jo papërgjegjshmëri të Kryeministrit por kriminale.

Bardh Spahia: Kur Edi Rama “mëson” nga PD se si e ka situatën në shërbimin shëndetësor: pa maska, pa alkool, pa doreza e pa ujë! Dhe si aktor i keq, kur kapet gafil, thotë se nuk qenka realiteti i përgjithshëm! Pasi thirrjet tona për marrjen e masave urgjente, nuk u dëgjuan, PD ka monitoruar situatën në terren, e cila është siç e pranon vetë drejtoresha e qendrës shëndetësore nr.8: pa furnizimin bazik edhe për gripin stinor, jo më për koronavirusin e ri! 

Rama konfirmoi sot se kërcënimet e drejtoreshës në mbledhjen urgjente ndaj personelit mjekësor për të mos treguar realitetin skandaloz të shëndetësisë nuk është aspak një rastësi por një politikë e mirëfilltë kriminale e kësaj qeverie. Kjo nuk është thjesht papërgjegjshmëri e Edi Ramës, është kriminale. Edhe diçka o mashtruesa e të paaftë, nuk është diskutim në telefon por debat në mbledhje midis drejtoreshës dhe stafit mjekësor.

EMISIONET