Një grua është tmerruar kur zbuloi në tualetet e shtëpisë së saj dy pitonë.

Nicole Errey nga Cairns u kthye pas pune në shtëpi dhe kur hyri në banjë vuri re njërin prej pitonëve në tualet.

Ajo menjëherë telefonoi kapësit e zvarranikëve që nxorën gjarprin jashtë.

 Një ditë më pas, motra e Errey po përdorte banjën tjetër kur gjeti një piton në lavaman.

Sërish gruaja telefoni kapësit e zvarranikëve që e larguan në mënyrë të sigurt nga banesa.

Për fat të mirë nuk pati asnjë të lënduar në të dyja rastet.



/Ora News.tv/