Muka: Masat merren që të mos rriten rastet e reja në mënyrë eksponenciale

Muka: Masat merren që të mos rriten rastet e reja në

Për mjekun epidemiolog Taulant Muka koronavirusi ka një për përhapje më të shpejtë se sa virusi sezonal.

Në një lidhje në Skype në edicionin e lajmeve në TV Ora, ai u shpreh se masat e marra janë për të parandaluar rritjen e eksponenciale të rasteve të reja.

Muka shtoi se vdekshmëria e këtij virusi nën moshën 40 vjeç është thuajse e papërfillshme.

Muka: Faktikisht kemi të bëjmë me një virus që nuk e njohim mirë. Ka një përhapje më të shpejtë se sa virusi sezonal. Merren masa për ndalimin e rasteve të reja në raport eksponencial sepse do të ezaurojnë mundësitë në spitale. Duke marrë këto masa parandaluese, rastet e reja të shpërndahen në ditë. Me rrezikun e moshës rritet me rritjen e moshës. Sipas studimeve, vdekshmëria është e papërfillshme për moshat nën 40 vjeç. Kujdesi kryesor duhet parë në moshat e thyera dhe që kanë sëmundje të tjera. 

Ka një ndryshim mes virusit sezonal dhe koronavirusit. Temperatura, ethet, këputja janë të ngjashme, por nga të dhënat shikohet që te koronavirusi ka shkurtim të frymëmarrjes. Është shumë e vështirë të bëhet dallimi mes këtyre dy viruseve prandaj është e rëndësishme që të bëhet testi dhe t’i drejtohen numrit që ka vënë qeveria. Mendohet se rastet të jenë më të mëdha, prandaj marrim masa parandaluese. Kjo bën që sistemi shëndetësor ta përballojë këtë situatë. 

EMISIONET