Taulant Muka tregon takimin e parë me Ramën: U magjepsa! Ia pret Zheji: Ta bëri kobra efektin

Taulant Muka tregon takimin e parë me Ramën: U magjepsa! Ia pret

Taulant Muka i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, shpjegoi gjithë "rrjedhën" se si u propozua për zv/ministër të Arsimit dhe deri tek momenti i dorëheqjes së tij.

Pjesë nga biseda: 

Muka: Ai që përpiqet t'ia bëjë gropën tjetër, bie vetë në gropën që ke ndërtuar. Ke të bësh me një njeri me integritet. Unë vajta me 4 akademikë të tjerë për vettingun në akademi dhe më tha që shiko se ti ke edukimin e duhur, unë jam mësues vizatimi dhe Lindita mësues dhe nuk ia ka haberin nga arsimi i lartë. U "magjepsa". 

Zheji: Ta bëri kobra efektin.

Muka: Parimisht rashë dakord. Nuk e dija çfarë zv/ministër dhe pyeta ca juristë. Një zv/ministër tjetër më tha që të jesh në këtë post është të mbyllësh gojën. I thashë kryeministrit që dua takim para se të emërohem zv/ministër. Ditën kur u bë emërimi im do të isha në Ora News me Beti Njumën dhe më merr Beti se isha në kafe dhe më thotë pse nuk më the që do bëhesh zv/ministër. Unë i thashë që nuk di gjë.

Unë nuk bëj kompromise. Mua më tha ministrja kur i kisha çuar një listë prej 12 shkencëtarësh dhe më tha që këta nuk janë të njohur dhe nuk sjellin vota. Zv/ministri i kaluar dha dorëheqjen. Ditën e shtunë kanë kapur xhaxhain tim dhe kapin posaçërisht atë dhe e çojnë në Berat. I sekuestruan paratë në mënyrë që të thoshin që xhaxhai i Taulantit pastron para. Unë takova Vali Bizhgën dhe i thashë mua më pretë në besë dhe i thashë që javës tjetër do të japë dorëheqjen. Po vjen një miku im që ka punuar në SHISH, dhe më tha kujdes se do të godasin publikisht. Në atë moment do i dërgoja rektoratit të Universitetit të Tiranës për plagjiaturat që ishin elementë të Partisë Socialiste. 


EMISIONET