Mjeku Tritan Kalo i ka përcjellë një mesazh mjaft të rëndësishëm shqiptarëve. Ai kërkon që të gjithë të respektojnë distancimin dhe të qëndrojnë në shtëpi. Sjellja e papërgjegjshme e të gjithëve do na bëjë që Italia të na duket lule.

Mesazhi i mjekut Kalo:

"Jemi të izoluar në tre kate të ndryshme. NËSE MUNDENI transmetojeni këtë mesazh:

Ju bëj thirrje pjesës së popullit të padijshëm e të pandijshëm, se me këtë mënyrë sjellje të pa përgjegjshme përkundrejt Covid-19, nuk do të jetë e largët dita kur Italia do t’ju duket lule. Ruajeni e duajeni vetveten tuaj, qëndroni në shtëpi që t’ju mbrojë e shpëtoj Mjeksia e Perëndija bashkë. JU LUTEM!!!

Covid-19 nuk njeh moshë prekje të tij. Gjithkush është i kërcënuar. Mbylluni në shtëpi e respektoni distancimin social. Është një situatë e përkohshme prej së cilës do të dalim me më pak humbje jetësh e lëndime shëndetsore, nëse mendojmë e veprojmë të ndërgjegjësuar se me çfarë “armiku tinzar e të rrezikshëm” po përballemi.

Ju duam shumë ndaj edhe ju duajeni veten tuaj e respektoni sakrificat tona. Bashkë do tia dalim!!!", shkruan Kalo.



/Ora News.tv/