Muçostepa: Ky është një moment i vështirë për sipërmarrjen shqiptare, qeveria të marrë masa

Muçostepa: Ky është një moment i vështirë

Për Ines Muçostepa nga Sindikata e Dhomës së Tregtisë ky është një moment shumë i vështirë për sipërmarrjen shqiptare.

E ftuar në “Ekopolitikë” nga Besart Kadia në TV Ora, ajo tha se ka ardhur koha që qeveria duhet të ndërhyjë dhe të marrë masa.

Ines Muçostepa: Ky është një moment i vështirë për sipërmarrjen shqiptare.  Masat e qeverisë nuk kanë prekur të gjithë bizneset shqiptare, por individët në nevojë dhe bizneset e vogla. Ishte një masë e mirë, me një efekt të mirë, me sigurimin e pagës dhe jetës në 3 muajt e parë, por nuk është e mjaftueshme, pasi të gjithë sipërmarrësit e tjerë kanë filluar të ndjejnë efektet e kësaj situata. Besoj se tani ka ardhur momenti për të marrë masa. Në rajon ka ndodhur një fenomen i tillë, ka qenë një paketë e vetme. Kryeministri paralajmëroi për një paketë tjetër, e cila do të kapë fashat e bizneseve që kanë një xhiro mbi 14 mln. Po ashtu la të kuptohet se në këtë paketë do të preket edhe sektori i turizmit. 


EMISIONET