Ekonomisti Klodian Muço i ftuar në emisionin “Ekopolitikë” në RTV Ora tregoi arsyet pse bizneset e kanë të pamundur të marrin kredi.

Klodian Muço: Bankat kanë një sërë kriteresh për të marrë kredi dhe jo vetëm që normat e interesit janë relativisht të larta, por edhe kriteret që kërkojnë bankat janë kaq të vështira sa bizneset e kanë relativisht të pamundur.

Nuk ka alternativa, që po të shkosh nga një bankë në një tjetër ti mund të kesh ndryshime të mëdha sa i përket normave të interesit, pak a shumë sistemi është shumë homogjen në Shqipëri.

Ka mungesë idesh. Para ka ku mund të investohen dhe këtë e thonë shpesh investitorët, por nuk dinë ku të investojnë.

/Ora News.tv/