Eksperti i ekonomisë dhe pedagogu Klodian Muço i ftuar në emisionin “Ekopolitikë” në Ora News, tha se reduktimi i rritjes së ekonomisë në Shqipëri na largon nga Bashkimi Europian.

Ai bëri edhe një analizë se sa kohë i duhet ekonomisë shqiptare të përafrohet me atë të vendeve të BE

Klodian Muço:  “Reduktimi i rritjes ekonomike, që është rritje por relativisht më e ulët është e rëndësishme sepse në radhë të parë ndikon tek punësimi. Jemi vend me papunësi relativisht të lartë, ndikon tek konsumi, ne jemi vend me konsum të ulët. 24% e shoqërisë shqiptare jeton me kushte të varfra. 

Është një shifër e frikshme. Është tregues i rëndësishëm sepse ne kërkojmë të bëhemi pjesë e BE. Së shpejti do merret vendimi për hapjen e negociatave. Por nga ana tjetër nëse duam të shkojmë drejt BE duhet të rrisim nivelin e të ardhurave, që bëhet falë rritjes ekonomike. Ne në vend që të konvergjojmë, divergjojmë. Ne largohemi nga BE. Jemi vendi që performojmë më keq në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Rritja ekonomike është tregues i rëndësishëm. 

Duhet që për të arritur Bashkimin Evropian sipas versionit optimist në 2058 dhe sipas versionit realist me rritjen aktuale në 2076 dhe sipas versionit pesimist në 2220. Që të kemi të njëjtin mesataren e të ardhurave për frymë saç kanë vendet e BE.”

/Ora News.tv/