Ekonomisti Klodian Muça i ftuar në emisionin “Ekopolitikë” në RTV Ora tha se Shqipëria këtë vit ka bërë përkeqësimin më të madh në 28 vite sa i përket kapitalit human.

Klodian Muça: Në 28 vitet e fundit ne kemi bërë përkeqësimin më të madh sa i përket kapitalit human. Unë nuk shikoj as nga pozita, as nga opozita se çfarë do të bëhet me kapitalin human. Si do ta rrisim këtë indeks, pse jemi përkeqësuar më keq sesa Tongo? Pse renditemi ndër më të fundit në Evropë sa i përket inovacionit, pse nuk kemi inovacion? Çfarë alternativash ka?

/Ora News.tv/