Këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli paralajmëroi se hyrja ilegale e kujtdo në territorin e Kosovës do të pasohet me zbatimin e ligjit nga Policia e Kosovës.

Gjithashtu Jetlir Zyberaj, shkruan në një postim në facebook "se secili provokim që mund të bëhet, pasojat do ti bartë Beogradi ngase provokime te tilla i bën qëllimshëm. "

Zyberaj këtë paralajmërim e ka bërë sot, pasi flitet se ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksander Vulin ka paralajmëruar hyrjen në Kosovë për shkak të festës së Vidovdanit.

“Secili provokim që mund të bëhet, pasojat do t’i bartë Beogradi ngase provokime të tilla i bën qëllimshëm. Partnerët ndërkombëtarë janë të njoftuar për secilin veprim tonin. Përtej konspiracioneve që rëndom prodhohen pastaj, është shumë e qartë se futja ilegale e kujtdo në territorin e Kosovës, nënkupton zbatim të ligjit nga Policia e Kosovës”, shkruan Zyberaj



/Ora News.tv/