Mpiksja e gjakut mund të jetë arsyeja pse koronavirusi është më vdekjeprurëse në Europë sesa Kinë

Mpiksja e gjakut mund të jetë arsyeja  pse koronavirusi

Koronavirusi mund të shkaktojë mpiksje vdekjeprurëse të gjakut, ka zbuluar një studim i ri shkencor. Mjekët irlandezë zbuluan se infeksioni mund të shkaktojë 'qindra bllokime të vogla' në mushkëri.

Këto mpiksje më pas mund të dëmtojnë funksionin e mushkërive, për të cilën shkencëtarët thonë se është shkaktare e shumë vdekjeve.

Dështimi i frymëmarrjes, mund të shkaktojë nivele të ulëta të oksigjenit dhe të shkatërrojë organet e trupit.

Studimi tregon që mpiksja e gjakut ëshët  përgjegjse për një numër të madh të vdekjeve nga koronavirusi.

Studime të tjera kanë treguar se mpiksja jonormale e gjakut në pacientët me COVID-19 mund të rrisë rrezikun për sulmet e zemrës dhe goditjet në tru.

Njerëzit kinezë kanë një rrezik më të ulët të mpiksjes së gjakut në përgjithësi, për shkak të dallimeve gjenetike.

Kjo madje mund të ndihmojë në shpjegimin se pse koronavirusi duket të jetë më vdekjeprurës në Evropë në krahasim me vendet si Kina, thonë ekspertët.

EMISIONET