Mozzik mungoi në ditëlindjen e Loredanës, zbulohet çfarë e shkaktoi krizën në çift

Mozzik mungoi në ditëlindjen e Loredanës, zbulohet

Ditëlindja e Loredana Zefit na bëri të gjithë të dyshojmë se lidhja e saj me Mozzik është drejt fundit. Reperi nuk mori pjesë në festimet e ditës më të bukur për gruan.

Në postimet e fundit, ai nuk ka bërë asnjë urim për të, por ka treguar për ndjekësit se po shijon bukuritë natyrore të Kosovës.

Ndërsa një burim pranë çiftit ka treguar për Prive se shkaku për zënkën e tyre janë karriera dhe e ardhmja e përbashkët.

“Situata nuk ka qenë aspak e lehtë për t’u përballuar që prej shpërthimit të skandalit me çiftin zviceran, mirëpo Mozzik është kujdesur që t’i qëndrojë pranë Loredanës gjithë këtë kohë. 

Bllokimi i xhirollogarive bankare në muajin Qershor bëri që artistja të ketë probleme edhe më të thella emocionale. Mirëpo në këtë rast, vulën e mospajtimeve e kanë pasur çështje në lidhje me karrierën dhe të ardhmen e përbashkët”, tha burimi.

EMISIONET