Mozaikët e bazilikës Paleokristiane të Bezistanit në Elbasan kanë suprizuar grupin e studiuesve francezë që prej vitesh punon aty. Një pjesë mozaiku me simbolika peshkimi vlerësohet nga ekspertët si një prej më të bukurve në Shqipëri e më gjerë.

 Peshkatarë, peshk e krijesa të tjera të botës ujore. Një simbolikë e njohur në kishat e krishtera.

 Shumëllojshmëri ngjyrash dhe cilësi e lartë artistike, që bie në sy pavarësisht dëmtimeve që i kanë shkaktuar shekujt.

 Gërmimet në Bazilikën paleokristiane të Bezistanit në Elbasan edhe një herë kanë surprizuar grupin e arkeologëve franceze që punojnë aty prej disa vitesh. 

 Marie Patrisia Raynaud, nuk nguron ta klasifikojë mes mozaikëve më të bukur jo vetëm në Shqipëri.

"Është një nga mozaikët më të të bukur në Shqipëri dhe më gjerë. Në këtë pjesë bie në sy një peshkatar, një kovë e mbushur me peshk dhe grep. Ka shumëllojshmëri ngjyrash dhe cilësi shumë të lartë. Konfirmon se kjo kishë, jashtë mureve të Kalasë ka qenë një ndalesë e rëndësishme e pelegrinëve përmes rrugës Egnatia drej Konstadinopojës."

Bazilika e Bezistanit është mes atraksioneve të turistve, kryesisht të huaj në qytetin e Elbasanit.  

Qëllimi i projektit francez është ta bëjë të atë të vizitueshëm, por për këtë duhet ndërhyrje mbrojtëse.

"Qëllimi i projektit është të bëjë të njohur të gjithë mozaikët e Shqipërisë. Por së pari duhet vendosur një mbulesë si mburojë që së pari mund mbrojë mozaikun dhe njëherësh mund të ofrojë mundësinë që të vizitohet nga turistët.  Për qytetin ky sit mund të kthehet në një thesar, pasi do të sjellë turistë që do të qëndrojnë në Elbasan."

Por pavarësisht rëndësisë dhe vlerave të pallogaritshme që po del çdo vit në dritë, ruatja e Bazilikës nga dëmtuesit mbetet një problem pa zgjidhje.

/Ora News.tv/