Mourinho mendon për sulmin, "harron" Muriqin dhe bën ofertë për bomberin e Seria A

Mourinho mendon për sulmin, "harron" Muriqin dhe bën

Vedat Muriqi nuk është objektivi i vetëm i Tottenham Hotspur për sulmin.

Bomberi i përfaqësueses së Kosovës po bën një paraqitje fantastike në radhët e Fenerbahce, çka ka ngjallur interesin e londinezëve.

Madje, "gjelat" mësohet se kanë kompletuar edhe ofertën për Muriqin. Oferta prej 20 milionë euro synon joshjen e Fenerbahce, por gjiganti turk e ka lënë ende në pritje. E kjo ka shtyrë Tottenham që të synojë një tjetër profil. Alternativa e anglezëve lidhet me polakun e Milanit, Krzysztof Piatek.

Sipas asaj që raporton "The Sun", Spurs dëshirojnë të bindin kuqezinjtë për ta marrë sulmuesin 24-vjeçar që në merkaton e këtij janari. Për të bindur italianët, Tottenham po përgatitur një ofertë prej 27 milionë euro. Tashmë, mbetet që të dërgohet në adresën e kuqezinjve dhe më pas, Milan të vendos për fatet e Piatek.

EMISIONET