Kjo është historia e motrave binjake që qëndruan sëbashku “deri sa vdekja ti ndajë”. Joan dhe Jessie Baker janë 90 vjeçe dhe kanë një jetë të tërë që jetojnë si të ishin një e vetme. Ato vishen njësoj, hanë të njëjtat ushqime, flokët i presin në të njëjtin model. Para 6 vitesh të moshuarat vendosën të jetonin në shtëpi të ndara të cilar janë larg njëra-tjetrës vetëm 5 minuta. Ato përsëri kryejnë të njëjtat rite dhe të njëjtat veprimtari si më parë. “Ne kemi bërë shkollën sëbashku dhe nëna jonë nuk ka ndarë kurrë. Ajo na vishte njësoj edhe të brendshmet. Kemi punuar për hite në një punë deri sa kemi dalë në pension.”-thotë Jessie, binjakja 20 minuta më e madhe. Ndërsa motra tjetër thotë se ato nuk janë martuar sepse nuk donin të ndanin jetën me dikë, vetëm me njëra-tjetrën. Dashuria e tyre prej motrash ka bërë që ato të jetojnë aq gjatë dhe të kujdesën për veten e tyre në mënyrën më të mirë.

/Ora News.tv/