E  ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” ka qenë gazetarja e njohur Gerta Gixhari. Ajo është edhe motra e aktores Olta Gixhari ku kanë një ngjashmëri të madhe me njëra-tjetrën.

Gjatë emisionit Gerta ka folur për marrëdhënien që ka me të motrën. Ajo shprehet se ato janë dy shoqe shumë të mira dhe flasin për çdo gjë me njëra-tjetrën.

Rudina Dembacaj: E keni ndihmuar ndonjëherë njëra-tjetrën në karrierën tuaj?

Gerta Gixhari: Jo, unë si më e madhe që jam, erdha në shkollë, kryeva studimet në gazetari, fillova të punoj si gazetare shumë e vogël, që në vitin e parë të universitetit dhe që atëhere nuk jam ndalur kurrë në punë dhe e kam ndërtuar karrierën time. Olta gjithashtu u shfaq në kohën kur ishte studente “Me pamje nga ura” dhe e ka nisur karrierën në aspekt tjetër. Nuk na janë ngatërruar gjërat. 

Rudina Dembacaj: Sa shoqe jeni ju të dyja?

Gerta Gixhari: Shumë shoqe jemi, ndajmë shumë gjëra me njër-tjetrën. Kur kemi vendime për të marrë qoftë për punë, qoftë edhe në jetën personale.

/Ora News.tv/