Shkodër: adoleshenti nget makinën përplas për vdekje 33 vjeçarin

Shkodër: adoleshenti nget makinën përplas për vdekje 33

Një 33 vjeçar mbeti viktimë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur në fshatin Stajkë, pjesë e segmentit Shkoder – Mjedë. 

Emirjan Kaçoli po udhëtonte me një motor tip Yamaha kur është përplasur nga mjeti tip Benz me targë SH 3675 E, që drejtohej nga 17 vjeçari me inicialet S. Gj, i cili nuk dispononte patentë.

Megjithëse u dërgua me urgjencë në spital, 33 vjeçari nuk i mbijetoi plageve të marra, pasi goditja ka qënë e fortë, duke bërë që motorri me të cilin po udhëtonte të përfundojë disa metra më tutje, në anë të rrugës.

Humbja e kontrollit të mjetit nga adoleshenti bëri që të merrte para edhe mallin e një subjekti që tregtonte në anë të rrugës, por fatmirësisht nuk shënoi të lënduar të tjerë.

Grupi i ekspertizës i mbërritur në vendngjarje sëbashku me forcat policore nisën hetimet për shkaqet e aksidentit, ndërsa u shoqërua në komisariat adoleshenti që lëvizte pa patentë.

Mësohet se ai ka dalë nga rruga e fshatit për në aksin kryesor me automjetin në pronësi të familjes së tij, edhe pse nuk kishte leje drejtimi.

"Me datë 23.09.2018, ora 20.40 jemi njoftuar se në vendin quajtur Kaçë, Vau i Dejës ka ndodhur aksident rrugor ku janë përplasur një mjet tip Benz me targë SH3675E, me një motorcikletë tip Yamaha ku për pasojë drejtuesi, shtetasi E. K. 33 vjeç, ka ndërruar jetë në Spitali Rajonal Shkodër",tha policia në njoftimin zyrtar. 



EMISIONET