Moti i keq ka sjellë edhe pasojat e para në futbollin italian.

Takimi i vlefshëm për tu luajtur në orën 20:45 mes Lecce dhe Cagliarit është shtyrë për tu zhvilluar një tjetër ditë. Kjo për shkak se fusha ishte e mbushur me ujë, çka e bënte të vështirë për të lëvizur topin.

Pas tentativave të shumta për të pritur edhe qetësimin e shiut dhe më pas për të nisur takimin, gjyqtari kryesor ka vendosur për të shtyrë ndeshjen. 

Sfida mes Lecce dhe Cagliari do të luhet nesër në orën 15:00. 

/Ora News.tv/