Moti i keq në Vlorë, përplasen anijet e peshkimit

Moti i keq në Vlorë, përplasen anijet e peshkimit

Disa anije peshkimi janë dëmtuar si pasojë e motit të keq në Radhimë të Vlorës.

Anijet janë përplasur me njëra-tjetrën në kalaten e portit nga erë e fortë.

Ndërkohë në Karaburun në vaskat e peshkut janë çarë rrjetat dhe disa varka të tjera i ka marrë deti gjatë natës.

Prej disa ditësh në gjithë territorin e vendit mbizotëron mot i keq, ku në zonat bregdetare dallgët arrijnë disa ballë.

EMISIONET