Moti i keq në Itali, 12 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Moti i keq në Itali, 12 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Në Itali vazhdon të mbetet e lartë emergjenca nga moti i keq me shira të dendur e erëra të forta.

Gjatë orëve të fundit, ishulli i Sicilisë është përfshirë nga përmbytjet për shkak të fryrjes e daljes nga shtrati të lumenjve duke shkaktuar deri më tani 12 viktima e 1 persona të humbur.

9 prej viktimave janë anëtarë të dy familjeve që po kalonin mbrëmjen së bashku në një banesë në afërsi të autostradës Palermo-Catania. Dalja e lumit Milicia ka përmbytur banesën duke i marrë jetën të 9 personave mes të cilëve janë 3 fëmijë të moshës 1, 3 vjeç e 15 vjeç.

"Është një tragjedi e madhe", shprehet për mediat kryetari i bashkisë së komunës ku ndodhi tragjedia viktimat.

Viktima e 10 është regjistruar në qytezën Vicari. Ai është pronar i një biznesi karburanti, makina e të cilit është përfshirë nga dalja e lumit San Leonardo. Kishte dalë për të ndihmuar një punonjës të tij që kishte mbetur i bllokuar në vendin e punës.

Një tjetër person rezulton i humbur, me profesionin mjek në spitalin Corleone. që po udhëtonte për të marrë turnin e punës. Automjeti i tij është gjetur në superstradën 118 e cila është shkatërruar në disa pika të saj për shak të përmbytjes e shëmbjes së rrugës.

Dy viktima të tjera janë regjistruar në provincën e Agrigjentos. Janë një cift gjerman të cilit kishin marrë me qira një makinë e po vizitonin ishullin e Sicilisë, Automjeti i tyre është gjetur në shtratin e lumit që përshkon komunën Cammarata në provincën e Agrigjentos.

Situata mbetet mjaft kritike dhe në rajonet e Venetos, Trnetinos e Friuli Venezia Giulia, ku në disa komuna mjaft banorë janë evakuuar nga banesat për shkak të përmbytjeve të mëdha.

Kryeministri italian Giuseppe Conte do të udhëtoj sot drejt Sicilisë për të takuar banorët e zonave të përmbytura , ndërsa ministri i brendshëm Matteo Salvini do të vizitoj provincën e Bellunos në Venecia e shkatërruar nga moti i keq i orëve të fundit.

EMISIONET