Mosbindja civile në Elbasan

Mosbindja civile në Elbasan

Në Bradashesh që ishte një nga katër pikat kyce, e lajmëruar për të bllokuar gjithcka nisi normalisht. Edhe pse ndezja e këtyre gomave apo dhe hedhja e tymuesve u duk sikur do të  krijonte tension.

Të ardhur nga Korça, Pogradeci, Librazhdi, Gramshi, Cërriku dhe Prrenjasi qytetarët u vendosën në këtë rrethrrotullim që sic duket ishte nën patronazhin e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi dhe kreut të grupit të PD-së, Edmond Spaho.

Rruga u la e lirë vetëm për ambulancat.

Çdo tentativë e drejtuesve të tjerë të mjeteve hasi në kundërshtinë e protestuesve duke u pasuar edhe me tensione.

Taksat ishin argumenti kryesor, si i protestuesve, ashtu dhe i politikës.

Protestuese: Turp për këtë qeveri. Na kanë marrë frymën taksat.

Protestues: Taksë në karburant, taksë në qarkullim, taksë në rrugë. Si përballojnë dot njerëzit.

Kryemadhi: Heqja e taksës së rrugës së Kukësit, heqja e TVSH-së për bizneset e vogla, rikthimi në skemën e ndihmës ekonomike të 20 mijë familjeve, protestat janë të qytetarëve. Ne jemi thjesht mbështetës dhe garant të tyre këtu.

Bllokimi rëndoi trafikun dhe shkaktoi rradhë të gjata të automjeteve në autostradën Tiranë-Elbasan, por që disa prej drejtuesve të mjeteve e mirëkuptuan.

“Pse të mbyllet kaq shpejt? Të rrijë dhe 3 ditë, 10 ditë.”

“Si protestë është në cdo shtet të botës, por jo kaq gjatë.”

“Ka halle, por nuk bllokohet rruga internacionale.”

Në mbyllje të protestës, Kryemadhi tha se mosbindja civile sapo na nisur dhe vazhdimin e kanë në dorë qytetarët.

Kryemadhi: Edi Rama, sot mori një mësim shumë të mirë. Por ky është vetëm fillimi i fundit të tij.

“Në ditët dhe javët e ardhshme, rezistenca jonë do të jetë shumë më e ashpër.”

Protesta që mbajti qytetarët në rrugë për afro 2 orë e gjysmë, u mbyll paqësisht duke lejuar vijimin normal të ritmit të ditës.

Shikoni të gjitha FOTOT duke klikuar këtu:

EMISIONET