Mos udhëto drejt Arabisë Saudite si turist pa lexuar më parë këtë lajm

Mos udhëto drejt Arabisë Saudite si turist pa lexuar më parë

Arabia Saudite njoftoi sot miratimin e kodit të sjelljes pasi mbretëria myslimane po përgatitet të hapë shoqërinë e saj për turistët e huaj.

Kodi parashikon gjobë për 19 vepra penale të lidhura me veshjen e pahijshme dhe  sjelljen provokuese në publik.

Vendimi i Ministrisë së Brendshme shoqëron fillimin e procesit të dhënies së vizave turistike për qytetarët e 49 vendeve, pasi deri më tani shumica e vizitorëve të Arabisë Saudite ishin pelegrinë për haxh në Mekë dhe biznesmenë myslimanë.

Shumica e veprave penale të përfshira në Kodin e Sjelljes kanë të bëjnë me sjelljen e turistëve në vendet publike, dhe gjobat variojnë nga 13 deri në 1.600 dollarë.

EMISIONET