Ranitidina përdoret gjerësisht tek pacientët për trajtimin e problemeve të stomakut, por pavarësisht efekteve të dëmshme që mund të shkaktojë ende nuk ka një vendim për heqjen nga tregu farmaceutik të këtij medikamenti.

 Florian Risilia, Specialist pranë AKBPM: "Ka dalë njoftim zyrtar dhe nga Agjencia Evropiane e Barnave dhe Agjencia Amerikane e Barnave. Për momentin nuk kemi tërheqje por vetëm këshillim"

 Specialistët e Agjensisë Kombëtare të Barnave apelojnë pacientët që ta ndërpresin marrjen Ranitidinës dhe të konsultohen me mjekët për barna opsionale.

Florian Risilia, Specialist pranë AKBPM: "Duhet të këshillohen me mjekun përkatës për zëvendësimin e këtij bari me një bar të përshtatshëm

 Presidentja e Urdhrit të Farmacistëve, Diana Toma, thotë se nuk ka vend për panik.

Diana Toma, Presidente e Urdhrit të Farmacistëve: "Nuk vjen dëmtimi nga lënda vepruese por nga një lëndë tjetër që është gjetur në përmbatje të tabletës. Është identifikuar si lëndë dhe të tëra njoftimet që bëhen, bëhen në funksion të ruajtjes së qytetarit"

Pacientët ende nuk janë në dijeni se duhet të ndërpresin marrjen e ilaçit por thonë se e kanë përdorur shpesh për shqetësimet e stomakut, por pa hasur probleme.

Ky nuk është rasti i parë që Agjensia Kombëtare e Barnave ngre alarmin për përdorimin e disa medikamenteve. Në janar ky institucion publikoi emrat e disa antibiotikëve që duhet të hiqeshin nga qarkullimi.

/Ora News.tv/