Qytetarë të Sarandës si dhe anëtarë të shoqërisë civile protestuan të shtunën kundër punimeve që bashkia po kryhen në plazhin e Çentralit.

Ata hedhin akuza ndaj pushtetit vendor për mungesë transparence ndërsa thonë se qyteti rrezikon të humbasë një nga simbolet e tij.

"Në Sarandë është bërë masakër urbanistike. Të ndalojet projekti i cmendur"

Protestuesit shprehen se nuk janë kundër zhvillimit të qytetit por i frikësohen dëmtimit të plazhit.

Ditën e premte Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma sqaroi se punimet nuk do të prekin plazhin por kjo nuk i ka bindur banorët. Këta të fundit kanë nisur një peticion online ndërsa të hënën kanë lajmëruar një tjetër protestë.



/Ora News.tv/