Kryeministri, Edi Rama ishte mbrëmjen e sotme në Krujë dhe Thumanë, ku vizitoi familjet e prekura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

I shoqëruar dhe nga zëvendës-kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Në një moment një fëmijë lë automatikun lodër në tavolinë dhe kryeministri me një ton që fëmijën e bëri të qajë i drejtohet: "Mos ma drejto mua automatikun" .

Djali largohet duke qarë dhe kryeministri kërkon t'ia kthejnë për ta qetësuar por vështirë të qetësosh një fëmijë që e ke prekur me padrejtësi.

Pjesë nga biseda

Rama: Mos ma drejto mua automatikun, ç’e ke atë automatik.

Djali: Është lodër…

Rama: Ç’a lodre mer, si më drejton mua automatikun.

Gratë: Është Bujari vogël ore, e ka lodër.

Rama: Hajde këtu me mua hajde…!

Rama: Hajde more këtu, hajde! Hajde te shoku jot…

Gratë: U prek, në nga Kruja jemi të ndjeshëm. U mërzit djali.

Rama: Hajde more këtu! Të mërzita? Më fal! Më fal pra tani…




/Ora News.tv/