Mos e merrni shumë seriozisht!

Mos e merrni shumë seriozisht!

Po kalojnë 24 orë dhe kryeministri nuk lë rast pa shfryrë dufin e tij për veprimin e Ilir Metës. Pas brëshërive në facebook e Twitter, mblodhi ambasadorët e akredituar në Tiranë, në dukje për t’iu shpjeguar se çfarë do të ndodhë pas gjashtë muajve me Kosovën por në fakt për të treguar se çfarë gjëme kishte bërë Meta; iu shtrëngua gazetarëve, politikanëve, kujt i doli përpara dhe që nuk kishte qenë krah tij, me gjithë marazin e mbledhur. Pastaj iu lëshua edhe vetë Metës si në kohët më të zeza. Madje vuri përpara edhe Alibeajn i cili do jetë pataksur, vetëm pse në Hollandë kishte bërë një deklaratë negative për qeverinë, një nga ato që kur ishte Rama në opozitë i bënte përditë. 

Vetë Gent Cakaj   do jetë mahnitur që është aq i zoti e nuk e ka ditur, nisur nga sa Edi dhe Batoni kanë shkruar për të. Për shkak të tij,  shqiptarët janë ndarë sikur bëhet fjale për jetë a vdekje. Të majtët janë sulur brezlëshuar a thua se është në diskutim jo vetëm ekzistenca e tyre por edhe e republikës dhe ajo territoriale. 

Ndërkohë në krahun tjetër po e përjetojnë sikur u thye rrethimi i Krujës dhe Rama i ka ditët e numëruara. Presidenti po shijon tërbimin e kundërshtarit, madje po i duket vetja si marinarët e Kronshtadit dhe jep deklarata të tipit “do kaloni vetëm mbi trupin tim”, “presidenca nuk dorëzohet”, etj. Vetë armiqtë e Ramës, ata që e urrejnë për arsye ideologjike, patologjike, apo se nuk janë në rrethin e favoreve të tij, po llogarisin formulën si do shkohet në zgjedhje të parakohshme.

EMISIONET