“Monger” në Butrint

“Monger” në Butrint

Baleti modern “Monger” i koreografit me famë botërore Barak Marshall u ngjitë premierë në skenën e teatrit Antik të Butrintit nga trupa e teatrit të Operas dhe Baletit.  Shfaqja përcjell mesazhin e revoltës ndaj të pushtetshimit që përcillet në skenë përmes gjuhës së trupit.

Monger” një nga pjesët më të bukura të baletit modern e koreografit izraelit me famë botërore Barak Marshall u ngjit në Skenën e Teatrit Antik të Butrintit.

Trupa e baletit të  TOB u paraqit me këtë pjesë dance-teatër  në "Butrinti Summer Festival", që këtë vit po zhvillon edicionin e 16.

”Muzikë, kërcim, këngë, dashuri, ironi, revoltë,” si reagim ndaj shtypjes nga i pushtetshmi.

Artistët e  TOB i përcollën të gjitha këto ndjenja për publikun në pranishëm në teatrin antik përmes gjuhës së trupit.

Pas shfaqjes në teatrin e Butrintit turi i Artistëve të Teatrit e Operas dhe Baletit vijon me të tjera aktivitete për të gjallëruar jetën kulturore gjatë sezonit turistik.



EMISIONET