Monchi vlerëson sezonin e Romës dhe zbulon merkaton e verës

Monchi vlerëson sezonin e Romës dhe zbulon merkaton e verës

Me Romën që ka siguruar prej javësh kualifikimin për në Champions League dhe sezonin e ardhshëm, drejtori sportiv i verdhekuqve, Monchi zbuloi se është duke punuar për transferimet e merkatos së verës.

"Misioni për sezonin e ardhshëm është të vazhdojmë atë që e bëmë këtë vit. Tre muajt e fundit kanë qenë shumë të fortë dhe ne duhet ta mbajmë atë vazhdimisht.

"Do të ishte një mungesë respekti ndaj skuadrave të tjera nëse mendonim se gara e titullit ishte vetëm me Juventusin. Ne duhet të shohim rezultatet tona dhe rrugën që duhet të ndjekim.

"Ka qenë një vit i mirë, por na mungon ende diçka. Në fillim, kemi vuajtur presionin e parametrave financiar të "Fair Play", por tani jemi në një situatë më normale dhe mund të marrim çdo vendim që duam.

"Tregu i transferimit është bërë nga blerja dhe shitja, kështu që na duhet të vendosim. Në këtë moment kemi disa ide, por duhet të takohemi me trajnerin për të diskutuar një çështje tjetër më të rëndësishme.

"Kemi punuar për disa kohë për të gjetur lojtarët e duhur, të cilët ne jemi të bindur se mund t'i transferojmë.

"Kjo nuk është vetëm e rëndësishme për të blerë, por për të bërë më të madhe të skuadrës që kemi. Gjë e mirë është se unë jam një dhe e njëjtë me Eusebio Di Francesco, ne kemi të njëjtën mendje. "-tha drejtori i skuadrës kryeqytetase për "Mediaset".

EMISIONET