A mund të kërcënoheni me vdekje nga receptori i një telefoni? Fatkeqësisht po! Kjo është ajo që ndodhi me sulmuesin e Boca Juniors, Ramón Abila, i cili të dielën vrapoi drejt policisë për të raportuar këtë incident.

Siç edhe raporton portali argjentinas, "TN TN" sulmuesi argjentinas ka marrë një telefonatë nga një person i huaj, që i ka pohuar atij se dinte gjithçka për jetën e tij. Nga shtëpia e prindërve të tij tek aktivitetet e fëmijëve të tij, duke kaluar më pas te kërcënimet personale.

Telefonatë që terrorizoi Abila dhe për të cilën policia tani ka hapur një hetim. Ndërkaq, 29 vjeçari konfirmoi se telefonatë anonime ka marrë edhe nëna e tij, telefonatë në të cilën gruaja u njoftua për rrëmbimin e një të afërmi.

Një pasdite vërtetë tronditëse kjo, që Abila tani shpreson ta harrojë sa më shpejt. Sulmuesi ishte në fushë në humbjen 2-0 kundër River Plate në gjysmëfinalen e parë të Kupës Libertadore dhe duket se kjo ka qënë zanafilla e kërcënimeve të fundit.

/Ora News.tv/