Mohimi i vizës britanike, Abramovich "hakmerret" ndaj Chelsea

Mohimi i vizës britanike, Abramovich "hakmerret" ndaj Chelsea

Nuk do të ketë stadium prej 1 miliardë paund për Chelsea.

Është ky vendimi i marrë nga presidenti i "Bluve të Londrës", Roman Abramovich  që është i gatshëm të mos bëj investime në tokën angleze, duke e parë si një hakmarrje ndaj Mbretërisë së Bashkuar për mohimin e një vize investitori.

Gjithashtu, zëra pranë manjatit rus thonë se Abramovich ka hequr dorë për të siguruar një vizë britanike tashmë.

Një lojë "pokeri" kjo nga ana e Abramovich që përveçse nuk do të investoj në klubin anglez, pritet që ta shes atë, duke parë dhe distancën e largët që ekziston mes tyre,pavarësisht këmbënguljes së Chelsea se Abramovich mbetet i angazhuar në klub.

EMISIONET