Mogherini shkon sot pasdite në Beograd

Mogherini shkon sot pasdite në Beograd

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini do të takohet sot pasdite në Beograd me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, bën të ditur agjencia e lajmeve serbe Tanjug, duke iu referuar burimeve nga Brukseli.

Vizita vjen një ditë pasi arrestimit të shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, nga Policia e Kosovës.

Ndërkohë Lista Serbe ka marrë vendim që të dalë nga Qeveria e Kosovës.

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje palëve që të "dëshmojnë përmbajtjen e domosdoshme dhe pjekuri" dhe të ruajnë dialogun.

Edhe ambasadorët amerikanë në Prishtinë dhe Beograd kanë bërë thirrje për qetësi dhe kanë nënvizuar se "dialogu nuk ka alternativë".

EMISIONET