Modriç tek Inter? Ish- mbrojtësi kroat zbulon: Ishte sajesë

Modriç tek Inter? Ish- mbrojtësi kroat zbulon: Ishte sajesë

Gjatë merkatos së verës u përfol shumë për një transferim të mundshëm të Luka Modriç tek skuadra e Interit, madje disa media e bënin kalimin e kroatit tek zikaltërit fakt të kryer.

Këto pretendime i ka hedhur poshtë ish-mbrojtësi i Kroacisë, Igor Tudor, i cili shprehet se "telenovela" e verës ishte thjesht një sajesë.

“Modriç? Sipas meje historia është disi e forcuar, është krijuar një sajesë. E njoh Lukën, e kam mik. Një futbollist që luan te Reali vështirë se kërkon të largohet diku tjetër. Unë e shoh në këtë mënyrë, ndoshta ka arsye të tjera…” u shpreh ish- mbrojtësi i Juventusit.

Kroati, ndër të tjera, i intervistuar nga “Radio Deejay”, ka folur edhe për momentin që po përjetojnë bashkëkombësit e tij tek Interi:

“Janë të zotë, kanë një trajner të madh si Spaleti që ka punuar shumë me mentalitetin e Brozos, i cili cilësitë i ka pasur gjithmonë, por ishte më pak i disiplinuar në Kroaci. Perisiç është një sulmues krahu fantastik, të paktë krahasohen me të. Vrsaliko, pas Botërorit të shkëlqyer, do rritet akoma më shumë tek Interi”.

EMISIONET