Moderatori i njohur flet për karrierën në media: U bëra regjizor që 18-vjeç

Moderatori i njohur flet për karrierën në media: U bëra

I ftuar në emisionin “Mos i fol Shoferit” në RTV Ora, ka qënë i ftuar prezantuesi i “Nrg Radio” Ardit Roshi, ku gjatë intervistës ka folur edhe për fillimet e karrierës së tij.

Arditi është shprehur se besimi që i dha Andi Islami (Dj) ka qenë çelsi i suksesit të tij në media.

Rudina Dembacaj: Çfarë është “Nrg Radio“ për ty, është puna e përditshme që të jep bukën e përditshme?

Ardit Roshi: Është padyshim më shumë se aq. “Nrg Radio” që në fillim ishte një vend që mua mu bë laborator. Tani vëre veten tënde në vend të një djali 18 vjeç i cili nuk ka hyrë në shkollën e lartë të regjisë, që do bëhet regjizor dhe jepi besim. Të bëjë të vetmin program që ti ke në radio dhe në një television kombëtar siç ishte televisioni Klan dhe t’ja lesh çelsat në dorë këtij djali. Do e bëje ti? 

Unë s’do ta bëja, mua të më vinte sot dikush dhe të më thoshte ky Arditi tjetër është 18 vjeç është shumë i zoti, unë s’do ja jepja këtë shanc. Andi Islami mua ma dha këtë shans. 

Pastaj kjo pasoi projekte shumë të rëndësishme për mua, punoja tek emisioni “Zonë e ndaluar” me Andi Bushatin e të tjera . 


EMISIONET