Modelja shqiptare jep lajmin e shumëpritur, strehon familjen e parë të prekur nga tërmeti

Solidariteti i personave publikut pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Shqipërinë ka qënë i madh.

Të shumtë kanë nisur të ndërmarrin iniciativa për të krijuar fondacione në ndihmë të familjeve të prekura. Një prej tyre është edhe modelja, Angela Martini, e cila ka dhënë edhe lajmin e parë të mirë rreth kësaj iniciative.

 “Jemi duke zhvendosur familjen e parë me fëmijë dhe pa shtëpi në një banesë sot.Video së shpejti”, shkruan ajo në ‘Instastory’.

Një lajm me të vërtetë emocionues ky, por që pritet të përsëritet shpesh në ditët e ardhshme.

EMISIONET