Modelja e Victoria's Secret sfilon me reçipetat 1 milionë dollarëshe

Ka mbetur vetëm një ditë nga shfaqje madhe e modës së Victoria's Secret .

Dhe mbrëmjen e kaluar më në fund është zbuluar se cila modele është përzgjedhur për të sfiluar me reçipetat ikonë 'Fantasy Bra'.

Modelja me fat është Elsa Hosk  që do sfilojë në pasarelë me reçipetat 1 milionë dollarëshe.

29-vjeçarja ka ndjekur hapat e Tyra Banks, Claudia Schiffer, Heidi Klum, Gisele Bündchen, Miranda Kerr dhe Adriana Lima, të cilat kanë veshur të gjitha Fantasy Bra, një traditë që filloi në 1996.

Reçipetat janë krijuar nga Atelier Swarovski duke përdorur 100 % diamante Swarovski .

'Dream Angels Fantasy Bra' vjen me një zinxhir të trupit dhe është bërë duke përdorur mbi 2000 diamante dhe u deshën 930 orë për ta realizuar.

EMISIONET