Rikthehet pas dy javësh kampionati kombëtar, pas ndërprerjes për shkak të tërmetit të 26 nëntorit. Java e 14-të e superiores rezervon një transfertë delikate ndaj Laçit, për skuadrën e Flamurtarit. Portieri  i vlonjateve, Shpetim Moçka në konferencën për shtyp ka vlerësuar faktin se kundërshtari ka një skuadër mjaft të vështirë, por që për Flamurtarin, çdo ndeshje është e rëndësishme, duke parë edhe renditjen.

Për Moçkën, çdo pike për Flamurtarin është  e rëndësishme, në një periudhë ,ku çdo ndeshje projektohet jetike për vlonjatët. Portieri kuqezi beson se kjo periudhë ndërprerje do të vlejë për Flamurtarin në përballjen me Laçin.

Flamurtari ka aktualisht pesë pikë në renditjen e klasifikimit dhe kërkon maksimumin në këtë ndeshje delikate përballë kurbinasve. Takimi i fazës së parë mes dy skuadrave në Vlorë përfundoi në barazim 3-3.

/Ora News.tv/