“Një i infektuar me Covid-19 është i aftë të infektojë 2.5 vetë të tjerë” thotë Andi Koraqi, Shef i Shërbimit të Mikrobiologjisë  në një intervistë me skype për gazetaren Beti Njuma në studion e RTV Ora. Nëse nuk do ishin masat shtrënguese as reanimacionet, Koraqi thotë se viktimat në të gjithë botën do të ishin 100 milionë por cfare ndodh me trupin e njeriut kur preket nga ky virus.

Cfarë ndodh me mushkëritë e një njeriu të prekur me koronavirusin COVID-19?

Virusi është virus respirator që nuk prek vetëm qelizat pulmonare por ka aftësinë të sulmojë të gjithë qelizat e trupit, por shenjën kryesore e jep në mushkëri.  Virusi është një kosë që pret të gjitha ciliet e mukozës së pulmonit. Ciliet bëjnë vetëpastrimin e mushkërive nga pluhurat ky virus si kohë i pret. Nga ana tjetër hyn në nivelin e alveolave dhe i mbush me ujë. Pra teorikisht duhet të jenë të mbushura me ajër por i mbush me ujë. Në këtë mënyrë nuk furnizohesh me ajër dhe nuk bën furnizimin e gjakut me oksigjen.

Ky virus nuk është virus i gripit të zakonshëm. Është një virus me shumë të panjohura që ne nuk e dimë. Është totalisht i ri. Nuk dimë akoma shfaqjen klinike dhe nuk është si grip i zakonshëm. Është tepër i rrezikshëm, vdekjeprurës, që duhet marrë seriozisht dhe masat shtrënguese duhen respektuar me rigorozitet.

Si zhvillohet pneumonia në trupin e një të sëmuri?

Virusi shkatërron qelizat që janë të paafta për të kryer funksionin e vet, pra për të bërë shkëmbimin e oksigjenit  dhe është i pamundur furnizimi i gjakut me oksigjen. Kjo prek në total të gjithë mushkërinë. Nuk ka asnjë pjesë të mushkërisë që nuk është e prekur.

/Ora News.tv/